Malinovskyi ndihmon ukrainasit

Futboll

Malinovskyi ndihmon ukrainasit

Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:19
Malinovskyi

I mbërritur pak ditë më parë te Marseille, Ruslan Malinovskyi, po tenton në mënyrë të menjëhershme të ndihmojë vendlindjen e tij, Ukrainën,

Lojtari i ri i Marseille ka takuar disa nga bashkatdhetarët e tij që janë strehuar në qytetin e Marsejës, ndërsa ka shprehur dëshirën për të dërguar ndihma në vendin e tij.

Duhet thënë se së bashku me gruan e tij Roksana, Ruslan Malinovskyi është treguar shumë aktiv për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij.

Duket se me pagesën e parë që ka marrë nga klubi i tij i ri, Malinovskyi ka dëshiruar të ndihmojë bashkatdhetarët e tij që po vuajnë pasojat e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat