Presioni i vendasve asfiksues

Futboll

Presioni i vendasve asfiksues

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:53
Julian Nagelsman

Bayerni nuk ia ka dalë ta nisë me këmbën e duhur sezonin e ri në Bundesligë, aty ku Lajpcigu rezultoi kockë e fortë, për të shkuar drejt një barazimi me shifrat 1-1.

Trajneri i bavarezëve Julian Nagelsman ka dashur ta ruajë frymën optimiste edhe pse shifrat nuk i qëndrojnë aq përshtat.

35-vjeçari gjithashtu u ndal edhe te shpëtimtari i ekipit, Çupo-Moting, që ende diskutohet rreth së ardhmes së tij, pasi kontrata i skadon në fund të sezonit.

”Pjesa e parë na dha mundësi të ishim më pranë zonës mike, ndonëse jo aq të rrezikshëm sa të dërgonim topin më shumë se sa një herë në kudrat.

Fraksionin i së dytës dha tablo tjetër, ashtu si edhe presioni asfiksues në lojën e vendëse, shto atmosferën e zjarrtë të tifozërisë. Ky rezultat na djeg më shumë ne”.

”Jam në dijeni se drejtuesit po negociojnë rreth qëndrimit të Erikut në Mynih. Kaq mund t’ju them rreth kësaj çështjeje. Më vjen mirë për golin dhe formën e tij”, përfundoi Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat