Potter pas barazimit me Liverpoolin: Ditë pozitive edhe pse i donim tre pikët

Futboll

Potter pas barazimit me Liverpoolin: Ditë pozitive edhe pse i donim tre pikët

Më: 21 janar 2023 Në ora: 18:24
Potter

Chelsea nuk arriti të marrë më shumë se një pikë nga ndeshja e sotme si mysafirë kundër Liverpoolit, pasi që të dy skuadrat barazuan pa gola 0:0.

Chelsea arriti ta gjejë golin në pjesën e parë, respektivisht në minutën e 3’ përmes Kai Havertz, por që VAR-i vendosi për pozitë jashtë loje.

Pas ndeshjes, Potter analizoi paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Liverpoolit, ku tha se pavarësisht se donte pikët e plota, është i kënaqur me atë çka pa nga futbollistët e tij.

“Në pjesën e parë ne ishim të mirë. Ishim të pafat që nuk shënuam. Ne ishim energjikë shumë. Ata e filluan pjesën e dytë mirë. Në përgjithësi, një ditë pozitive edhe pse ne i dëshironim tre pikët”, tha Potter.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë, unë jam i kënaqur me ekipin dhe energjinë e shpenzuar. Jam i kënaqur në përgjithësi, natyrisht, ne donim të fitonim, por e mbajtëm portën e paprekur. Ne duhet të vazhdojmë tani”, shtoi më tej Potter.

Kujtojmë që pas këtij barazimi Chelsea pozicionohen në vendin e 10-të me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat