Conte i jep fund aventurës me Totenhemin

Futboll

Conte i jep fund aventurës me Totenhemin

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:07
Conte

Conte i jep fund aventurës me Totenhemin!

Antonio Conte nuk do të jetë më trajneri i Totenhemit pas përfundimit të sezonit, sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marxio.

“Lajmi që mund t’iu them me siguri është se Antonio Konte do të largohet nga Totenhemi në fund të sezonit. nuk ka pasur asnjë shkëndijë, kontrata e tij do të skadojë dhe klubi nuk do të bëjë asnjë përpjekje për ta mbajtur”, u shpreh gazetari italian.

Prej kohësh përflitej se 53-vjeçari do të largohej nga Spërsat, por sipas asaj që thotë Di Marxio duket se nuk ka më asnjë vend për dyshime, me klubin anglez që duhet të nisë të kërkojë për një trajner të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat