Ademi: Fuqizimi i vajzave përmes futbollit

Futboll

Ademi: Fuqizimi i vajzave përmes futbollit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 21:12
Në ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Sot është lancuar projekti i Klubit të futbollit të vajzave 'Prishtina'.

Në ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. 

“Kisha kënaqësinë që sonte së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të isha pjesë e ceremonisë së lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave 'Prishtina' -

Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation.

Ky projekt do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat”,
ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat