Rashica gjen golin e parë në kampionatin turk

Futboll

Rashica gjen golin e parë në kampionatin turk

Më: 28 janar 2023 Në ora: 19:20
Rashica

Galatasaray po kalon një moment magjik, sot arriti fitoren e dhjetë radhazi në Superligën e Turqisë dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion, që do ishte i 23-ti në historinë e “gjigantëve” nga Stambolli.

Skuadra e Okan Buruk triumfoi 0-4 në fushën e Giresunspor, përballje ku shënoi edhe Milot Rashica.

Sulmuesi dardan tundi rrjetën kundërshtare dy minuta përpara fundit, duke gjetur më në fund golin e parë në kampionatin turk.

Mauro Icardi humbi një penallti në minutën e fundit të pjesë së parë, por Galatasaray kaloi në avantazh tri minuta më vonë me anë të Dries Mertens. Në fraksionin e dytë erdhën edhe golat e Leo Dubois, Milot Rashicës dhe Yunus Akgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat