Pas shkarkimit të Lampard, Evertoni gjen trajnerin e ri

Futboll

Pas shkarkimit të Lampard, Evertoni gjen trajnerin e ri

Më: 29 janar 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Evertoni tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Siç raporton Fabrizio Romano, Evertoni ka arritur marrëveshje me Sean Dyche.

Kontrata tashmë është nënshkruar, teksa pritet shpejt që të bëhet edhe zyrtare.

Dyche do të bëhet trajner i Evertonit në një marrëveshje prej dy vite e gjysmë.

Dyche do të jetë pasardhësi i Frank Lampard, i cili nuk pati aventurë të mirë me Evertonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat