Shqiptari shënon golin e tetë në Superligën turke

Futboll

Shqiptari shënon golin e tetë në Superligën turke

Më: 29 janar 2023 Në ora: 13:49
Shqiptari shënon golin e tetë në Superligën turke

Valon Ethemi po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës.

Ish-lojtari i Kukësit u bë protagonist përsëri në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës turke mes Istanbulsporit dhe Kayserisporit.

25-vjeçari arriti që të gjente rrjetën në minutën e 38-të, duke kthyer skuadrën e tij në epërsi me rezultatin 2-1.

Goli i tetë sezonal për sulmuesin, i cili ka shërbyer dhe tri asistime.

Sezoni më i mirë për futbollistin nga Tetova që në edicionin e tij më të mirë ka shënuar 7 gola (sezonin e shkuar, po me fanellën e Istanbulsporit).

Futbollisti është grumbulluar nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, teksa është aktivizuar në 2 ndeshje miqësore dhe në një përballje zyrtare në Ligën e  Kombeve.

Ethemi luajti për tri sezone me Kukësin, para se të transferohej në Turqi, ku e ndihmoi ekipin që të ngjitej në elitën e futbollit turk, për të shkëlqyer këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat