Të hënën dy ndeshje

Futboll

Të hënën dy ndeshje

Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:54
tabela

Dy ndeshjet e para të javës së 19 në Kategorinë Superiore kanë dhuruar rezultate të cilat kanë përmbysur situatat si në kreun, ashtu edhe në fundin e renditjes.

Suksesi 2-0 i Kukësit ndaj Tiranës ka ndalur një arrati dhe një shkëputje edhe më të thellë të bardhebluve, duke i dhënë mundësinë ndjekësve të kësaj skuadre që të shkurtonin diferencën. Ndërkohë, për vetë verilindorët, kanë qenë pikë të arta për t’u larguar nga vendi i fundit në klasifikim.

Paralelisht, fitorja e Bylisit në ndeshjen direkte ndaj Kastriotit, u jep frymëmarrje ballshiotëve dhe zhyt në fund krutanët të cilët janë gjithnjë e më të rrezikuar në luftën për mbijetesë.

JAVA 19
Të dielën
Kukësi-Tirana 2-0
Bylis-Kastrioti 1-0

Të hënën
Laçi-Teuta ora 13:00
Partizani-Egnatia ora 19:00
Erzeni-Vllaznia ora 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat