Simeone ka një premtim për tifozët e Atleticos

Futboll

Simeone ka një premtim për tifozët e Atleticos

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:34
Simeone

Atletico Madrid fitoi 0-1 në fushën e Osasunës. Goli i Saul Niguez i dhuroi tri pikë të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones, që regjistroi suksesin e dytë radhazi në La Liga.

Trajneri argjentinas foli pas ndeshjes, vlerësoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te dashuria e madhe që ndjen për Atleticon, klub ku ka fituar si futbollist e si trajner.

“Tek Atletico ekziston një mënyrë e veçantë e të përjetuarit të ndeshjeve. Diçka mund të shkojë keq, por ne nuk dorëzohemi kurrë. Jemi jashtë Championsit dhe Kupës së Mbretit, por nuk duhet të na mungojë kurrë motivimi.

Le t’i marrim ndeshjet një nga një me qetësi. Nuk ka motiv më të madh sesa të luash për Atletico Madrid, kështu do të jetë gjithmonë. Nuk kam dyshime në lidhje me këtë aspekt sa të jem unë këtu”, u shpreh “El Cholo”.

“Colchoneros” renditen në vendin e katërt me 34 pikë. Kualifikimi në Champions është objektivi minimal që i ka mbetur djemve të Simeones, trajner që drejton skuadrën kryeqytetase prej dhjetorit të vitit 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat