Tifozët e Milanit e kërcënojnë me vdekje yllin e Sassuolos

Futboll

Tifozët e Milanit e kërcënojnë me vdekje yllin e Sassuolos

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:09
Tifozët e Milanit e kërcënojnë me vdekje yllin e Sassuolos

Tifozët e Milanit janë mjaft të mllefosur me formën e zbehtë nëpër të cilën po kalon klubi i tyre i zemrës.

“Rossoneri” janë në krizë të thellë dhe me këtë rast i kanë pësuar tri humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.

Së fundmi, Kuqezinjtë u mposhtën nga Sassuolo në shtëpi me rezultat 2:5.

E për ta festuar fitoren e ekipit gjelbër e zi u përkujdes edhe Francesca Fantuzzi, grua e futbollistit Domenico Berardi.

Ajo e publikoi një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram me numrin 5, duke aluduar në fitoren e Sassuolos.

Një mënyrë e veçantë e festimit, që, sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Milanit.

Ata kanë komentuar me kërcënime, ndërsa njëri prej tyre shkroi: “nëse e shoh burrin tënd, do ta vras”.

Këto mesazhe, Fantuzzi i ka bërë publike, gjithnjë në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar se ndaj tyre do të merren masa ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat