Reali e mposht Valencinë

Futboll

Reali e mposht Valencinë

Nga: K. G. Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 22:59
Reali

Reali Madridi ka marrë tre pikë të mëdha. 

Madrilenët i shkaktuan humbje me rezultat 2:0 Valencisë, në takimin e javës së 17-të të kampionatit spanjoll.

Golat i realizuan Asensio (52') e Vinicius Junior (54').

Futbollisti Gabriel Paulista u përjashtua me karton të kuq në minutën e 72-të, duke e lënë Valencinë me një lojtar me pak.

Barcelona kryeson me 50 pikë, pesë më shumë se Reali që zë vendin e dytë dhe Valencia është në pozitën e 14-të me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat