Limaj ia garanton tifozëve

Futboll

Limaj ia garanton tifozëve

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Limaj ia garanton tifozëve

Vesel Limaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë. Mesfushori u largua nga Tirana dhe është pjesë e FC Hermannstadt, në Rumani.

Mediat shqiptare aluduan jo pak për një lëvizje të lojtarit nga bardheblutë te rivalët e tyre të përjetshëm, Partizani.

Zjarrit i shtoi benzinë edhe Ëngjëll Hoti duke publikuar disa fotografi me Limajn, teksa Hoti e kishte bërë këtë zgjedhje më parë.

Megjithëse nuk e përjashton kategorikisht, por mesfushori u tregoi besnikëri tifozëve të Tiranës.

“Është vlerësim i madh që më dhanë numrin 10 në Rumani.

Drejtori bëri një batutë dhe më tha: ‘A do e mbash dot presionin?‘ dhe i thashë që e kam patur dhe te Tirana, ndaj nuk është problem.

Por nuk luan numri, në fushë nuk e mban mendjen te numri, por duhet ta tregosh në fushë.

Nuk kam qenë në bisedime me Partizanin.

Kam patur si qëllim të shkoj në një kampionat më të fortë dhe këtë e realizova. A do iki ndonjëherë tek Partizani?

Në jetë nuk i dihet, por për respekt që kam kaluar mirë te Tirana nuk besoj se do jem një ditë pjesë e Partizanit”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat