Lojtarët përdoren si produkte

Futboll

Lojtarët përdoren si produkte

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Jorge Sampaoli

Jorge Sampaoli u ndal edhe te merkato në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj Barcelonës. Dueli i “Camp Nou” do të zhvillohet të dielën (21:00) dhe do të transmetohet në SuperSport.

Trajneri i Sevillas u shpreh se nuk e preferon shumë kohën e merkatos:

“E urrej këtë periudhë! Është një temë shumë e veçantë, për të cilën e kam të vështirë të flas.

Kur mbërrij në dhomat e zhveshjes, zakonisht shoh qenie njerëzore aty. Nga ana tjetër, merkato i përdor lojtarët si të ishin produkte

. Ka raste kur merkato prodhon goditje të madhe.

Më pas, pas gjashtë muajsh, i njëjti lojtar dërgohet në huazim me klubin që nuk përfiton asnjë euro. Barcelona? 

Fitorja është thelbësore për ne. Duhet të luajmë më mirë se ata dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat