Marotta nis kërkimin për pasuesin e Skriniarit

Futboll

Marotta nis kërkimin për pasuesin e Skriniarit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:25
Marotta nis kërkimin për pasuesin e Skriniarit

Skuadra e Interit është hedhur në sulm për të sjellë në Milano një mbrojtës që do të zëvendësojë Milan Skriniar, që do të largohet në fund të këtij sezoni.

Ai vendosi të mos rinovojë kontratën, ndaj zikaltërit po shohin për një emër të ri, duke piketuar 3 kandidatë.

Në listën e Beppe Marotta janë: Tosin Adarabioyo, Denis Haxhikaduni dhe i preferuari Benjamin Pavard.

Mbrojtësi Tosin Adarabiojo, 25 vjeç, luan me ekipin e Fulham në Premier Ligë, me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2024.

Lojtari, që dikur ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave britanike, kushton nga 15 deri në 20 milionë euro.

I dyti është mbrojtësi boshnjak Denis Haxhikaduniç, që aktualisht luan në Spanjë me skuadrën e Majorka-s, i huazuar nga suedezët e Malmo.

24-vjeçari do të jetë “lojtar i lirë” këtë verë, pasi i skadon kontrata me suedezët, çka mund të jetë një blerje e rëndësishme, pasi nuk do t’u kushtojë asnjë euro ziklatërve.

Ndërsa francezi Benjamin Pavard është ëndrra në sirtar e Marota-s.

Mbrojtësi 25-vjeçar luan ne Bundesliga me Bajern Munihun, me të cilin ka një kontratë deri verën e vitit 2024. Lojtari kushton rreth 35 milionë euro, shumë prë të cilën bavarezët mund ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat