Trajneri holandez: I pasonte vetëm atij!

Futboll

Trajneri holandez: I pasonte vetëm atij!

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 18:13
Trajneri holandez: I pasonte vetëm atij!

Një nga talentet më të spikatura në organikën e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është Pedri.

Mesfushori dallohet për teknikën e lartë dhe zgjuarsinë në fushë duke u krahasuar edhe me një legjendë si Andres Iniesta.

Së fundmi në lidhje me Pedrin foli edhe ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koemann i cili shprehet se Lionel Messi e kuptoi menjëherë inteligjencën e mesfushorit në fushë duke theksuar se argjentinasi ia pasonte topin vetëm atij.

“Kur Pedri u afrua në skuadër, Messi ishte një nga ata që e vuri re menjëherë.

Messi i pasonte vetëm Pedrit dhe dukej sikur “injoronte” të tjerët.

Pedri i jepte mundësinë skuadrës të ruante zotërimin e topit dhe në këtë formë, Messi kërkonte vetëm kombinimin me të”, u shpreh Koemann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat