Reagon Vinicius: Po kthehemi si shekuj më parë

Futboll

Reagon Vinicius: Po kthehemi si shekuj më parë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:26
Vinicius

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, vazhdon të jetë pre e sulmeve raciste në Spanjë, duke bërë që policia spanjolle dhe prokuroria të vihen në lëvizje.

Prej javësh në adresë të tij ka pasur ofendime gjithfarëlloj, që kanë ndikuar jo pak te sulmuesi 22- vjeçar, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i Realit të Madridit në këtë sezon me 14 rrjeta.

Rasti më i fundit i sjelljeve me natyrë raciste ndaj tij ishte të dielën e kaluar në takimin në La Liga në Majorka. Teksa ai po nënshkruante autografe, në sfond dëgjoheshin britma “majmun, majmun”.

Sulmuesi brazilian ka shënuar edhe në takimin ndaj Al-Ahlit një nga 4 golat e fitores së Madridit, teksa vetë ai ka reaguar me anë të një postimi të ashpër në rrjetet sociale.

“Duhet të nisim sa nuk është vonë që të çojmë para drejtësisë e të ndëshkojmë të tillë persona. Në të kundërt rrezikojmë të kthehemi si shekuj më parë”, ka qenë mesazhi i Vinit në rrjetet sociale.

Për rastin e tij ka folur edhe kolegu te Reali, Rodrigo Goesh. Sipas tij, çështja e racizmit në futboll është mjaft e ndërlikuar.

“E kuptoj fare mirë situatën me Viniciusin, por për fat të keq kjo punë po kthehet në modë.

E shoh të vështirë që situata ta ndryshojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat