Çmimi “Puskas”, tre kandidatat dhe një me aftësi të kufizuara

Futboll

Çmimi “Puskas”, tre kandidatat dhe një me aftësi të kufizuara

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:54
Çmimi “Puskas”

Riçarlison, Pajet dhe Oleksi, janë tre kandidatët për çmimin e FIFA-s “Puskas”, vlerësimi për golin më të mirë të vitit 2022.

Braziliani është kandidat për golin e madh të shënuar me kombëtaren e tij ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Nëse fitojnë, do të ishte çmimi i tretë për një lojtar të Totenham pas Erik Lamelës dhe Son.

Pajet është në garë për gjuajtjen potente nga 25 metra duke e dërguar topin në trekëndësh në ndeshjen e Marsejës kundër PAOK.

Në fund është Marçin Oleksi, një lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë dhe arriti të shënojë me një goditje të pabesueshme fluturimthi në një ndeshje futbolli mes lojtarëve pa njërën këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat