Premtimi i “senatorit”

Futboll

Premtimi i “senatorit”

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:24
Alba e Messi

Jordi Alba është pjesë e Barcelonës prej vitit 2012. Mbrojtësi i majtë ka fituar gjithçka në “Camp Nou”, ndërkohë që ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin katalanas.

Këtë sezon nuk po aktivizohet në çdo ndeshje, por tashmë është mësuar. Në një prononcim për Marca, 33-vjeçari foli edhe për të ardhmen, duke deklaruar se është gati të ulë pagën për Barçën.

“Do të qëndrojë këtu deri vitin e ardhshëm, pasi mendoj se jam ende në nivel të mirë. Është e vërtetë që nuk po luaj çdo ndeshje, por përpiqem të jap më të mirën kur kanë nevojë për mua.

Kur nuk luaj, unë përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës duke i mbështetur nga pankina. Është shumë e rëndësishme t’i ndihmoj, të jem me shokët e mi dhe t’i këshilloj.

Kjo është pozitive dhe më ndihmon. Në fillim nuk e kisha të lehtë faktin që nuk po luaja gjithmonë, por tani jam i qetë dhe mirë mendërisht. Jam edhe i motivuar.

Rinovimi? Nëse do më kërkojnë të ul pagën për të firmosur kontratën e re, atëherë do e bëj. Gjithmonë kam dhënë ndihmën time kur më është kërkuar”, deklaroi Jordi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat