Guardiola: 19 klubet e Ligës Premiere po duan të na përjashtojnë

Futboll

Guardiola: 19 klubet e Ligës Premiere po duan të na përjashtojnë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 18:50
Guardiola

Trajneri katalanas, Pep Guardiola është vënë në mbrojtje të klubit të tij, Manchester City, në konferencën për media, duke thënë se ai ka besim të plotë te klubi pas akuzave për parregullsi financiare nga Liga Premiere.

Në rast se konfirmohen parregullsitë City rrezikon t’i hiqen pikët, të bie nga liga dhe madje t'i hiqen titujt.

Megjithatë, trajneri katalan konfirmoi se planifikon të qëndrojë në klub dhe paralajmëroi 19 klubet e tjera të Ligës Premiere se "do të vijë koha edhe për ta".

City është akuzuar për 101 shkelje të rregulloreve financiare të Ligës Premiere që nga marrja e klubit nga Abu Dhabi United Group në vitin 2008, dhe rivalët e klubit besohet se po kërkojnë dënim më të ashpër, por Pep thotë se klubi i tij është "i pafajshëm derisa të provohet fajësia".

“Mendoj se tashmë ne jemi të dënuar të dështojmë.

Nga e hëna situata është e njëjtë sikurse me UEFA-n.

Aty klubi tregoi se është krejtësisht i pafajshëm, tani pse të mos i besoja klubit kur janë këto akuza. Duhet ta kuptoni se 19 klube të Ligës Premiere po na akuzojnë pa pasur mundësi të mbrohemi.

Ju e dini saktësisht se në anën e kujt jam. Jemi me fat që jetojmë në një shoqëri në të cilën jeni të pafajshëm derisa të mos provohet fajësia.

Ne kemi avokatë të mirë, por edhe Premier League, pas së cilës janë rreshtuar 19 klube, do të punësojë avokatë të mirë. Nëse jemi fajtorë do ta pranojmë vendimin, por po sikur të ndodhë e njëjta gjë sikur në UEFA dhe të vërtetohet e kundërta? Çfarë ndodh me imazhin tonë të njollosur”, ka theksuar Guardiola.

Ai e bëri të qartë se akuza erdhi me insistimin e rivalëve të tyre dhe tregoi se ai do të qëndrojë në City.

“Sigurisht, klubet e tjera e duan këtë (dënimin për Cityn, v.j.) Kjo është Liga Premiere. Duhet të pyesni drejtorin e Ligës Premiere, Daniel Levy...

Më vjen keq që duhet të them nëse klubet duan të na përjashtojnë... nuk e di. Por ata po hapin rastin e parë të këtij lloji dhe duhet të kenë kujdes në të ardhmen, pasi shumë klube të tjera mund të bëjnë akuza të ngjashme.

Është e qartë se tifozët duan të na përjashtojnë nga liga sepse besojnë se nuk jemi sjellë siç duhet.

E ardhmja ime? Nuk lëviz nga kjo karrige, ju siguroj. Tani dua të qëndroj edhe më shumë. Pas kaq shumë vitesh në Ligën Premiere, nuk do të shkoj askund”, ka shtuar Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat