Lenglet do të rikthehet te Barcelona

Futboll

Lenglet do të rikthehet te Barcelona

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 21:31
Lenglet

Barcelona nuk është larg kthimit brenda kufirit të pagave për sezonin e ardhshëm, sipas Mateu Alemany dhe Joan Laportas, por ata do të kenë të paktën një pagë shtesë për t’u përballur.

Sipas “Daily Mail”, Tottenham Hotspur nuk synon të ushtrojë opsionin e blerjes për Clement Lenglet në fund të sezonit.

Reprezentuesi francez është i huazuar te londinezët dhe ka luajtur 20 herë nën drejtimin e Antonio Contes.

Megjithatë, me Tottenhamin që kërko të ndjekë një numër objektivash të tjerë për t’u përforcuar në mbrojtje, si Marc Guehi, Alessandro Bastoni apo edhe Josko Gvardiol, ata nuk do të mbajnë Lengletin më gjatë.

Sigurisht, nëse Barcelona arrin ta shesë 27-vjeçarin, mund të jetë e dobishme për ta.

Tani për tani duket se nuk ka gjasa që katalunasin ta mbajnë atë, duke qenë se Eric Garcia tashmë është duke “luftuar” për minuta në qendër të mbrojtjes.

Rikthimi i mbrojtësit francez te Sevilla shihet si opsion i mundshëm.

Clement Lenglet me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat