Llapi përforcohet me Erjon Morinën

Futboll

Llapi përforcohet me Erjon Morinën

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:44
Erjon Morina dhe Tahir Batatina

Erjon Morina është futbollisti më i ri i Llapit. Marrëveshjen e ka konfirmuar klubi nga Podujeva.

"Klubi Futbollistik "Llapi" njofton për marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Erjon Morina.

Morina është bashkuar me klubin nga përgatitjet në Antalya të Turqisë dhe ka arritur të tregoj performancë bindëse për shtabin teknik.

Morina me Llapin ka shënuar gol në ndeshjen e fundit kontrolluese ndaj Ulpianës dhe do ta mbaj fanellën me numër 30", ka njoftuar Llapi. 

Njëzet vjeçari ka kaluar kategoritë e reja tek skuadra e Prishtinës, teksa më pas ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besës e Drenicës në Superligën e Kosovës. 

Në tabelën e Superligës që e kryeson Drita, Llapi gjendet në pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat