Inter merr kampionin e botës

Futboll

Inter merr kampionin e botës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:19
Inzaghi

Mundësitë e merkatos mund të jenë të ndryshme dhe ndonjëherë pothuajse të papritura.

Ka lojtarë që çlirohen pa asnjë kosto, pavarësisht se klubet e tyre kanë bërë gjithçka për t’i mbajtur ata; ka të rinj që tentojnë para kohe kalimin te skuadrat e mëdha, gjë që i merr me kosto të përmbajtura; dhe më pas ndoshta ka kampionë botërorë në fuqi që rrezikojnë rënien e bujshme nga kategoria.

Inter-i, duke pasur parasysh lirinë jo të pakufizuar për të manovruar në merkato, është gati të shfrytëzojë çdo mundësi. Në fakt, nga La Liga mund të mbërrijë një futbollist që luajti një rol protagonist absolut në Katar në triumfin e Argjentinës së Leo Messi-t.

Po flasim për një mbrojtës të krahut që mund të zëvendësojë lehtësisht Denzel Dumfries, i cili përfaqëson prototipin pothuajse perfekt të ‘transferimit të domosdoshëm për qëllime buxhetore pa pasur një humbje të pariparueshme nga pikëpamja teknike’.

Ish-lojtari i River Plate i datëlindjes 97 nuk ka ndërmend të zbresë në kategorinë inferiore: nëse rrëzimi i bujshëm do të bëhej realitet, largimi do të ishte i sigurt.

I freskët nga triumfi i Kupës së Botës, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën e tij përgjithmonë edhe sepse ishte ai që realizoi penalltinë vendimtare ndaj Francës, Gonzalo Montiel po përjeton një sezon makthi në radhët e Sevillas.

Klubi andaluzian, i cili filloi me ambicie shumë të ndryshme, është vetëm dy pikë larg vendit të tretë të fundit. Rreziku i një rënieje të bujshme është me të vërtetë afër.

Me një vlerë në merkato prej 12 milionë eurosh, argjentinasi do të duhej të shitet domosdoshmërish nëse klubi bardhekuq do të përfundonte në kategorinë inferiore.

Marotta është gati të përfitojë nga mundësia shumë e veçantë, duke përfituar edhe nga një kursim i sigurt në operacionin e dyfishtë që do të parashikonte lamtumirën e Dumfries të lartpërmendur. E cila do t’i garantonte Inter-it të paktën 45 milionë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat