Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:57
Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang preferon më mirë të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Chelsea deri në fund të sezonit sesa të transferohet në Los Angeles FC në formë huazimi.

Barcelona, Atletico e Madridit dhe Milan po shqyrtojnë të gjitha lëvizjet e verës për të tentuar të nënshkruajnë me sulmuesin me origjinë nga Gaboni, i cili u la jashtë listë së Chelsea-t për ndeshjen e Championsit.

Chelsea ka zhvilluar bisedime me LA FC, klubi i fundit i Gareth Bale, për transferimin e Aubameyang në MLS, por sulmuesi nuk e konsideron se është koha e duhur për të shkuar në Amerikë.

Aubameyang është i vetëdijshëm për interesimin e skuadrave të mëdha në Evropë përpara verës, por aktualisht dëshiron të punojë fort që të fitojë sa më shumë minuta te Chelsea.

Aubameyang u rikthye në stërvitje të hënën këtë javë dhe është vlerësuar për qëndrimin e tij nga trajneri Graham Potter që kur i thanë se ishte përjashtuar nga skuadra për ndeshjet evropiane.

Në moshën 33-vjeçare, Aubameyang ende ndien se është i aftë për të luajtur për një nga klubet më të mira evropiane dhe është i vetëdijshëm se lojtarë të tillë si Karim Benzema dhe Luka Modric kanë shijuar disa nga vitet e tyre më të mira në karrierën e vonë.

Aubameyang u konsiderua transferim i suksesshëm te Barcelona në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke shënuar 13 gola në 23 ndeshje.

Mbetet për t’u parë nëse Potter do ta marrë në konsideratë Aubameyangun për ndeshjet e radhës në Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat