Nagelsmanit: Presioni është i madh

Futboll

Nagelsmanit: Presioni është i madh

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 12:20
Julian Nagelsman

Kampionët në fuqi të Bundesligës ende nuk e kanë shijuar aromën e fitores në “Allianz Arena” përgjatë vitit 2023.

Të besuarit e Julian Nagelsmanit ndodhen në një moment kritik mbi fatet e sezonit, aty ku gabimi më i vogël mund t’i rrëzojë gjithë objektivat fillestarë, marrë në konsideratë edhe egon e bavarezëve, triumfin në çdo front ku këmba e tyre shkel.

Bochumi do të jetë rivali i radhës në kampionat, me të vetmin qëllim, mbajtjen e formës pozitive pas konkretizimit të 8 golave në dy takimet fundit në transfertë, të cilat do të largonin njëkohësisht edhe hijet e dyshimit mbi një krizë të mundshme.

Ngalesman do të kryente detyrën përpara mediave, për të analizuar në shumë kënde gjendjen e rekordmenëve gjermanë dhe kundërshtarët e ardhshëm, edhe pse dueli i së martës në Champions mbart tjetër kuptim në planet e tyre, përpos rëndësisë së turneut.

”Presioni është i madh në të dyja kampet respektive dhe kjo nuk ka nevojë për pohim

. Situatat e fundit kanë marrë shumë rrjedha të ndryshme, por unë i qëndroj mendimit se Parisi mbetet skuadër shumë e fortë edhe pa praninë e yjeve kryesore në fushë.

Mjafton të shikojmë emrat në përbërje për të kuptuar se me çfarë rivali kemi të bëjmë.

Çdo takim ka vlerën e vet, çka do të thotë se transferta në Francë nuk do të jetë përcaktuese në fatet e kualifikimit. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, nëse nuk duam t’ia vështirësojmë punët vetes”, pohonte me nota “shahisti” trajneri i rekordmenëve gjermanë", tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat