Dy pjesë të ndryshme në Malishevë, Rrahmani fatal për vendasit 

Futboll

Dy pjesë të ndryshme në Malishevë, Rrahmani fatal për vendasit 

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:50
Albion Rrahmani

Dy pjesë të ndryshme në ballafaqimin mes Malishevës dhe kampionit në fuqi, Ballkanit të Therandës.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës

Therandasit avancuan me rezultat 0:3 në pjesën e parë por pjesa e dytë ka ndryshuar gjithçka dhe ishte Malisheva që diktoi ritmin e lojës.

Albion Rrahmani (28', 35’ e 43') shënuan për epërsinë 0:3 të Ballkanit. 

Pjesa e dytë e frikshme për Ballkanin pasi që Malisheva përveç që ka shënuar dy gola, ka qëlluar edhe tërthorësen në minutën e 75-të.

Mustafa (69’ – nga penalltia) e Hazrollaj (74’) realizuan për Malishevën.

Në minutën e 82-të, zëvendësuesi Tusha thellon fitoren e Ballkanit, 2:4. 

Ballkani merr kryesimin me 41 pikë por ka një ndeshje më shumë se Drita në vend të dytë dhe Malisheva renditet në pozitën e 8-të me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat