Bylbyl Sokoli kritikon: Tre nga katër golat e pësuar ishin naiv

Futboll

Bylbyl Sokoli kritikon: Tre nga katër golat e pësuar ishin naiv

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:47
Sokoli

Bylbyl Sokoli e ka nisur me humbje aventurën te Malisheva në ndeshje zyrtare.

Malisheva është mposhtur në shtëpi ndaj Ballkanit me rezultat 2:4, duke mbetur në zonën e poshtme të tabelës.

Pas ndeshjes trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka thënë se kanë pësuar gola naiv në duel me Ballkanin.

“Prej katër golave që i pësuam, tre prej tyre janë naivë, por kjo është kur luan me kundërshtarë më të fortë”.

“Shpresoj që të përforcohemi pasi duhet t’i përballojmë edhe këto ndeshje.

Është evidente që luftojmë për të mbetur në ligë”.

“Në pjesën e dytë patëm mundësi rikthimi.

Qëlluam shtyllën, por nuk do të ishte reale një rezultat tjetër, pos kësaj që ndodhi.

Është një rezultat që na tregon dobësitë që i kemi.

Do ta kemi vështirë, është e qartë”.

“Unë jam i kënaqur që të gjithë dhanë maksimumin, por ne kemi probleme në të gjitha repartet.

Duhet punë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat