Ramadani: Fati na ktheu shpinën, krijuam shumë

Futboll

Ramadani: Fati na ktheu shpinën, krijuam shumë

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 16:03
Ramadani

Gjilani dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Pas 90 minutave lojë në stadiumin me bari sintetik rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes pa gola 0-0.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha pas ndeshjes se iu mungoi fati, pasi krijuan raste të shumta.

“Ishte çështje fati. Nuk është se nuk e deshëm fitoren.

Krijuam shumë, sidomos pas minutës 30-të, Enea u harrua që ishte në portë”.

“Provuam edhe me harkime që është arma jonë më e fortë.

Është edhe meritë e kundërshtarit që nuk fituam.

Gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira kur përballë ke një skuadër që nuk ka çfarë të humb”.

“Ferizaj është në vendin e fundit dhe çdo pikë për ta është e madh.

Unë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

Nëse vazhdojmë me këtë karakter, do t’i gëzohemi objektivit”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat