Shkupi demoloi Zhalgirisin

Futboll

Shkupi demoloi Zhalgirisin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:55
Shkupi

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Zhalgirisit nga Lituania, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Belek Titanic’ të Turqisë. 

Shkupi shënoi tre gola në pjesën e parë, të parën nga penalltia pasi një lojtar kundërshtar luajti me dorë në zonën e rreptësisë.

Në fund të pjesës së parë, skuadra nga Çairi shënoi edhe dy gola të tjerë, ndërsa në pjesën e dytë edhe një për 4:0.

Futbollistët e Shkupit janë gati për pjesën e dytë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat