Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Botës

Futboll

Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Botës

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:03
Vinicius Junior

Anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, është shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube.

Braziliani shënoi tre gola në turne: një në ndeshjen kundër Al-Ahly (4:1) në gjysmëfinale, dy në finale kundër Al -Hilal (5:3). Gjithashtu ai dha një asist.

Për paraqitjen e tij në turneun në Marok, Vinicius mori Topin e Artë.

Topi i Argjendtë i shkoi mesfushorit të Madridit, Federico Valverde , Topi i Bronzit shkoi për sulmuesin e Al-Hilal, Luciano Vietto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat