Kapiteni Paçarada feston në stadiumin “Millerntor” në Hamburg

Futboll

Kapiteni Paçarada feston në stadiumin “Millerntor” në Hamburg

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Kapiteni Paçarada

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka festuar me ekipin e tij, St. Pauli, fitoren me rezultat 1:0 ndaj një rivalit të papërshtatshëm siç është Kaiserslautern.

Lojë me ritëm deri në frymën e fundit, megjithatë vendasit triumfuan duke iu falënderuar golit të futbollistit Metcalfe pikërisht në minutën e 72-të.

Kapiteni Paçarada ka treguar angazhim të madh, duke iu gëzuar kësaj fitore shumë të rëndësishme për skuadrën nga Hamburgu. 

Në stadiumin “Millerntor” atmosfera ka qenë mahnitëse dhe një motiv shtesë për futbollistët.

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, si zakonisht zgjedhin lojtarin e ndeshjes, kësaj radhe i takon anëtarit të St. Paulit, Jackson Irvine, me notën 7.8, ndërsa Paçarada u vlerësua me 7.5.

Kaiserslautern renditet në vend të pestë me 35 pikë e St. Pauli i nënti me 26 sosh pas 20 jave në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat