Skenderi para fillimit të sezonit pranveror flet për përgatitjet në Turqi dhe synimet në Besës

Futboll

Skenderi para fillimit të sezonit pranveror flet për përgatitjet në Turqi dhe synimet në Besës

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:24
Lavdrim Skenderi

Futbollistët e Besës nga Maqedonia e Veriut, do ta nisin sezonin pranveror këtë fundjavë kundër Sasës nga Kamenica.

Dobërdollasit pjesën kryesore të përgatitjeve e zhvilluan në Turqi, ku luajtën edhe disa ndeshje kontrolluese.

Lidhur me përgatitjet dhe miqësoret për Open-TV ka folur Lavdrim Skenderi, futbollsti me përvojë i këtij ekipi.

“Jemi të kënaqur makslimalisht me përgatitjet.

Ekipi është në formë shumë të mirë.

Gjatë përgatitjeve në Turqi kemi zhvilluar tre ndeshje kontrolluese me kundërshtarë mjaftë të mirë, ku kemi treguar rezultat të mira.

Pas kthimit në Maqedoni patëm edhe një ndeshje tjetër përgatitore kundër ekipit të Teteksit, ku arritem rezultat mjaft të mirë-5-1″, deklaroi Lavdrim Skenderi.

Ai foli edhe për synimet e Besës së sezonin pranveror.

“Besoj se skuadra ka mjaft potencial për tu përballur me të gjitha ekipet në kampionat, sepse jemi përgatitur maksimalisht.

Falë përforcimeve që  janë sjell në klub, synimet tona për këtë sezonë janë që të arrijmë barazhin për inkuadrim në ligën e parë”, shtoi Skenderi.

Besa e përfundoi sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat