Superliga e Turqisë rinis me dy skuadra më pak

Futboll

Superliga e Turqisë rinis me dy skuadra më pak

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:13
Hatayspori dhe Gaziantepi

Turqia mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit më 6 shkurt.

Sigurisht që nga pasojat e katastrofës po vuan edhe futbolli.

Autoritetet kanë vendosur që kampionati të rifillojë më 3 mars, por gara në elitën e futbollit turk do të jetë me më pak skuadra.

Hatayspori dhe Gaziantepi (mbyllin tabelën e klasifikimit), dy skuadrat nga qytetet nga dy nga zonat më të prekura, kanë vendosur të tërhiqen.

Një vendim që do të ketë pasoja edhe në merkato, sepse lojtarët do të mund të vendosin ta mbyllin sezonin diku tjetër.

Drejtuesit e të dy klubeve do t’i lënë të lirë lojtarët që ta vijojnë diku tjetër karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat