Bartomeu hedh poshtë akuzat

Futboll

Bartomeu hedh poshtë akuzat

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:17
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur një ditë pas skandalit me pagesën prej 1.4 milionë eurosh për ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.

Por nga ana tjetër, ka qenë ish-numri një i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, që ka mbrojtur klubin, duke hedhur poshtë çdo akuzë për blerje gjyqtarësh nga katalanasit.

Duke folur për “La Vanguardia”, ish-presidenti i Barcelonës ka thënë: “Lajmi se kemi paguar gjyqtarët është tërësisht fals.

Është absurde të mendosh se kemi paguar për të blerë gjyqtarë.

Konsulencat kanë ekzistuar prej kohësh në La Liga, por kjo nuk do të thotë se kemi blerë gjyqtarë.

Nëse do të kishim blerë gjyqtarët nuk do të na kishin anuluar golin kundër Atletikos së Madridit, i cili do të na jepte titullin kampion në La Liga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat