Vedat Muriqi: Jam lodhur, gjyqtarët nuk më besojnë

Futboll

Vedat Muriqi: Jam lodhur, gjyqtarët nuk më besojnë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka Mallorca.

Reprezentuesi i Kosovës, së bashku me të tjerë si Kang-In Lee, grumbullojnë një pjesë të madhe të rëndesës sulmuese të ekipit të La Liga-s.

Megjithatë, statistikat afatshkurtra të Muriqit nuk janë plotësisht pozitive.

Muriqi ka 8 gola në këtë kampionat, por që nga ndeshja kundër Atletico Madrid në nëntor nuk e ka parë më rrugën e rrjetës.

“Më pëlqen shumë presioni. Presioni të shtyn t’i bësh gjërat më mirë.

Pa presion del në fushë pa dëshirë. E di që shokët e skuadrës kanë nevojë për mua, për të shënuar gola, por nuk shqetësohem për asgjë.

Nëse skuadra fiton dhe unë nuk shënoj, nuk ka rëndësi.

Unë nuk dua të shënoj, dua vetëm të fitojë Mallorca, Natyrisht, nëse shënoj dhe fitojmë, lumturia është e dyfishtë.

Golat me siguri do të vijnë”, – tha Muriqi në një deklaratë për faqen e klubit që përfaqëson.

Për këtë mungesë golash, që po vuan aktualisht, Muriqi insiston se nuk është i shqetësuar.

Ai di si të luajë dhe si ta ndihmojë Mallorca, çka është gjëja më e rëndësishme për të: “Para pushimit të Botërorit kisha shënuar 8 gola në 14 ndeshje. Për një sulmues të Mallorca, të shënojë 8 gola në 14 ndeshje është shumë mirë.

Sigurisht, pas kësaj të gjithë do të presin më shumë. Unë jam një sulmues dhe e kam atë ankth, gjithmonë dua të shënoj gola.

Kur një sulmues nuk shënon është e vështirë të durohet, por mendoj se jam me fat që kam një trajner dhe shokë skuadre që e dinë se unë po i ndihmoj në një mënyrë tjetër”.

Muriqi tregon se si ka ndryshuar mentaliteti i tij, si ka ndryshuar roli në fushë, që nuk duhet të përmblidhet vetëm në shënimin e golave:

“Kishte dy ose tri ndeshje ku unë dola në fushë duke menduar për të shënuar, por ky nuk është karakteri im.

Pas atyre ndeshjeve vendosa të luaja ashtu siç di. Jam i lumtur që atëherë”.

Së fundi, Muriqi tregon se si janë marrëdhëniet e tij me arbitrat.

Sulmuesi është fishkëllyer nga pothuajse të gjitha kontaktet që ka, por gjithmonë në favor të rivalit: “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë arbitrat.

Nuk jam lojtar që iu bërtas, sepse arbitrat nuk duan të gabojnë, por janë njerëz.

Jam lodhur pak me çështjen e faulleve, sepse nuk më besojnë.

Kur bie në tokë nga faullet e kundërshtarëve nuk më besojnë, nuk më japin goditje të lirë.

Nuk jam nga ata që ankohem sa herë përplasem me një kundërshtar.

Nëse e shihni Vedat Muriqin në tokë, diçka ka ndodhur me të me të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat