Haxhiu pritet titullar në sulm

Futboll

Haxhiu pritet titullar në sulm

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:22
Tirana

Trajneri Orges Shehi është duke punuar për sfidën me Kastriotin.

Numri një i stolit bardheblu po punon që të rreshtojë skuadrën për sfidën me Kastriotin.

Në këtë ndeshje duhet me doemos fitorja në mënyrë që skuadra të mos humbasë kreun e renditjes.

Për këtë qëllim Shehi do të bëjë disa ndryshime në rreshtimin e skuadrës dhe do të kthehet me skemën e tij të suksesshme, duke braktisur ndoshta “3-5-2”- in.

Nëse Shehi ndryshon skemë dhe kthehet 4-3-3, rreshtimi i skuadrës do të ishte Bekaj në portë, më pas Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni. Në mesfushë do të ishin Aleksi, Lushkja dhe Deliu, me Hilën si alternativë.

Sulmi do të ndryshonte nga fillimi, ku veç dyshes Hasani-Patrik, Haxhiu mund të ishte titullar majtas në vend të Xhixhës sa të kthehej Abazaj.

Me skemën 3-5-2 stolin e kapte Toshevski, në fushë do të ishte një lojtar si Behiratçe dhe Hila. Opsione ka nga më të ndryshmet, ndërkohë Shehi mund të shohëme kujdes se cilët do të aktivizojë.

Me Kastriotin kthehet Aleksi pas shlyerjes së kartonëve, ndërsa pritet ardhja e Abazajt nga dëmtimi.

Në fillim u fol për fundin e shkurtit, por tani mendimet janë për më shumë.

Kujtojmë që Tirana është në krye të renditjes, me 37 pikë. Ajo ka pas Vllazninë dhe Partizanin, që ndjekin me 34 pikë, duke qenë shumë pranë bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat