Prishtina para sprovës së madhe në Ferizaj

Futboll

Prishtina para sprovës së madhe në Ferizaj

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:06
Ramiz Bytyqi me top në veprim

FC Prishtina vazhdon të shtunën me ndeshjen e radhës kampionale.

"Skuadra jonë do të përballet me FC Ferizajn në stadiumin me bari sintetik në qytetin e Ferizajt, sfidë e cila fillon në ora 13:00.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të Albi Mall Superligës", njofton FC Prishtina.

Mbrojtësi Ramiz Bytyqi shprehet optimist para takimin duke deklaruar për faqen zyrtare të klubit se ekipi “bardhekaltër” lufton për pikë të plotë në këtë ndeshje.

"Në Ndeshjen ndaj Ferizajt sikurse dhe çdo takim tjetër, do të jemi të përkushtuar në maksimum për të dhënë në të mirën në mënyre që t'i gëzojmë tifozët me fitore.

Në ekipin tonë po mbizotëron atmosferë shumë e mirë.

Të gjithë jemi të gatshëm që t'i mbrojmë ngjyrat "bardhekaltër".

Përparësia jonë në këtë takim është motivi që kemi t'iu përgjigjur në mënyrën më të mirë ngjarjeve që ndodhën së fundmi", tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat