Mane gati për lojë

Futboll

Mane gati për lojë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:42
Mane e Nagelsmann

Senegalezi i sulmit të Bayern Munich, Sadio Mane duket se e ka lënë pas dëmtimin e muskujve, që e la jashtë fushave që prej 9 nëntorit të vitit të shkuar, duke humbur kështu dhe Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, përpara ndeshjes së nesërme kundra Borussia Monchengladbach, tekniku i “bavarezëve”, Julian Nagelsmann ka konfirumuar rikthimin e 30-vjeçarit në fushën e blertë dhe do të jetë gati për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ve, të Champions League kundër PSG-së.

“Mane kthehet nesër, ai është në formë të shkëlqyer dhe gjithçka po ecën mirë.

Në teori ai mund të kthehet në lojë pas një jave stërvitje kolektive”,- është shprehur në fjalët e tij Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat