Llapi mposht Trepçën ’89, i afrohet katërshes së madhe

Futboll

Llapi mposht Trepçën ’89, i afrohet katërshes së madhe

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:06
Llapi feston

Llapi i Podujevës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tre pikë që e afrojnë Llapin me katërshen e madhe në elitën e futbollit të Kosovës.

Në fund të pjesës së parë, portieri i Llapit, Ilir Avdyli, ka pritur penaltinë e kapitenit të mysafirëve, Muja.

Për Llapin shënuan Alidema (47’), Firmino (74’) dhe për Trepçën ’89 realizoi Muja (59’).

Llapi zë vendin e pestë me 26 pikë e Trepça '89 të shtatin me 22 pikë pas 20 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat