Arsenal mori një fitore tejet të rëndësishme për fatet e Premier League teksa mposhti në transfertë me rezultatin 2-4, Aston Villa-n.
Ishte një sfidë në të cilën topçinjtë vuajtën jashtë mase duke qenë se pjesën e parë e mbyllën në disavantazhin 2-1.
Gjithsesi, fjalimi i trajnerit Mikel Arteta në dhomat e zhveshjes duket se frymëzoi skuadrën për të kërkuar me ngulm fitoren dhe këtë e zbulon Jorginho.
Mesfushori italian u shpreh se pasi floën në dhomat e zhveshjes, u rikthyen në fushë me bindjen se mund ta përmbysnin ndeshjen.
“Ndeshja ndaj Aston Villa-n tregon qartësisht se çfarë ndjesie dhuron kampionati i Premier League.
Prandaj është edhe liga më e bukur në botë, është shumë e bukur. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne pas ndeshjes me City-n, por edhe pas startit të ndeshjes me Aston Villa-n.
Nuk po dilnim në lojën tonë, por në pushimin mes pjesëve folëm së bashku me trajnerin Arteta. Ishte një bashkëbisedim shumë i sinqertë dhe u rikthyem në fushë me bindjen se mund ta përmbysnim ndeshjen.
Dolëm në lojën tonë dhe ia arritëm të fitonim”, u shpreh Jorginho.