E ardhmja e Mourinhos është e pasigurt

Futboll

E ardhmja e Mourinhos është e pasigurt

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:43
Jose Mourinho

Jose Mourinho e udhëhoqi Romën drejt titullit të Ligës së Konferencës në sezonin e tij të parë në Olimpico dhe këtë vit ata po konkurrojnë për Champions.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024, por së fundmi është bërë e qartë përmes deklaratave të tij ku ai ka probleme me drejtuesit (për disa dështime në transferime) dhe tifozët (për kritikat e tyre ndaj ekipit).

Javën e kaluar pati raportime ai ka oferta nga (Brazil, Portugalia) por edhe klube, me emrin e tij që dëgjohej si një anti-Galtier në Paris.

Kjo vjen nga “Repubblica”, e cila zbulon se Jose Mourinho do të fillojë të mendojë për të ardhmen e tij në javët në vijim, me një kalim të mundshëm te Real Madrid, Chelsea apo Paris, por duke mos përjashtuar një skuadër surprizë.

Ky, sipas raportit nga shteti fqinj, është Interi, me Nerazzurrët që mendojnë për njeriun që i çoi në tripletën historike në vitin 2010 dhe që u adhurua nga tifozët e tyre gjatë dy viteve që ishte në Milano (2008- 2010).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat