Batatina ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Futboll

Batatina ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 15:52
Batatina ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Llapi ka vazhduar me fitore, teksa ka marrë të tretën radhazi në pranverë.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat minimal në një terren të vështirë si ai i Klinës ndaj Dukagjinit 0-1.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe morën tre pikë të rëndësishme.

“Ishim të vëmendshëm gjatë gjithë lojës dhe nganjëherë është më me rëndësi të heqim dorë nga loja jonë e mirë dhe të fitojmë pikët e plota.

Kërkuam që ta presim kundërshtarin dhe ta zëmë në kundërsulme”.

“Mendoj se menaxhuam mirë lojën në pjesën e dytë dhe më meritorët për këtë fitore janë lojtarët.

Kemi potencial dhe më gëzon ky start i mirë i Llapit në pranverë me katër fitore në katër ndeshje”.

Tutje Batatina ka thënë se presin fitore edhe ndaj Prishtinës në fundjavë.

“Në çdo aspekt merituam fitoren.

Në fundjavë luajmë derbin ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku synojmë po ashtu fitore”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat