Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të hidhet të martën

Futboll

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të hidhet të martën

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:11
Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet dhe se tërheqja e shortit për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, do të mbahet, të martën, më datë 28 shkurt, në orën 12:00 në selinë e federatës.

Klubet pjesëmarrëse në këtë fazë të garës janë Prishtina, Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Trepça’89 dhe Vushtrria.

Ndeshjet e ardhshme të kësaj gare pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe përplot emocion.

Edhe në këtë fazë përballjet zhvillohen me një përballje, ku vendasi ka përparësi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat