Ndërpritet ndeshja në Elbasan, lojtarët e Pogradecit sulmojnë arbitrin pasi akordoi penallti!
Në minutën e 5-të të kryendeshjes së javës në Kategorinë e Dytë, Elbasani-Pogradeci, është ndërprerë takimi pasi arbitri Olsion Yzeiraj ka akorduar penallti për verdheblutë.
Lojtarët e Pogradecit kanë sulmuar gjyqtarin dhe ky i fundit ka nxjerr nga xhepi nje karton të kuq.
Kaosi ka qenë i madh, por pas 8 minutash ndërprerje, loja rifilloi dhe nga pika e bardhë shënoi kapiteni Gava për Elbasanin, duke elektrizuar stadiumin.