​Rezultatet e pjesës së parë në tri ndeshjet e Superligës

Futboll

​Rezultatet e pjesës së parë në tri ndeshjet e Superligës

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:00
Llapi

Kanë përfunduar 45 minutat e para të tri ndeshjeve që po zhvillohen në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës po ofron spektakël për tifozët e pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë edhe pse janë realizuar vetëm dy gola deri më tani.

Është skuadra e Ismet Minishit që ka shkuar në pushim me dy gol epërsi të ciliat u realizuan nga Prapashtica në minutën e 40’ dhe Krasniqi në të 45-tën.

Dukagjini është duke e befasuar Ballkanin të cilin po e mposhtë me rezultat minimal 1-0 pas pjesës së parë.

Ndërkohë pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat