Rashica shënon gol për Galatasarayn

Futboll

Rashica shënon gol për Galatasarayn

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 18:50
Rashica shënon gol për Galatasarayn

Milot Rashica duket se është në formë të mirë, përkundër që kampionati turk është ndalur dhe do të filloj në mars.

Sulmuesi e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen miqësore mes Alanyaspor dhe Galatasarayt.

Ishte minuta e 31-të e ndeshjes, kur vushtrriasi pranoi një top të mirë brenda zonës nga Lucas Torreira dhe me një goditje të saktë barazoi shifrat në 1-1.

Galatasaray e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat