Agim Ademi takon Infantinon dhe Behramin

Futboll

Agim Ademi takon Infantinon dhe Behramin

Nga: K. G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Ademi nga e majta, Infantino, Behrami dhe Duka

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar me personalitete të mëdha, ndër ta edhe me futbollistin e mirënjohur Valon Behrami, ish reprezentues i Zvicrës. 

Ademi nesër do të jetë pjesë e mbrëmjes ku zgjidhet futbollisti më i mirë nga FIFA.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Paris ta ritakoja presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në prag të manifestimit "The Best FIFA Football Awards", që mbahet nesër në mbrëmje.

Bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe ish-futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami kishim një bisedë të këndshme me presidentin Infantino, teksa po e shijojmë spektaklin e derbit të kampionatit francez, Olympique de Marseille vs PSG”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat