Duro drejt rikthimit në stol

Futboll

Duro drejt rikthimit në stol

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro pritet të rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë si trajner i Strugës.

Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë.

Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.

Klubi lajmëroi në mbrëmjen e së hënës largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski, ndërsa menjëherë ka menduar për pasuesin e tij. Drejtuesit kanë besim se Duro ka aftësinë e duhur të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur drejt objektivit titull falë eksperiencës së madhe.

63-vjeçari është shpallur një herë kampion i Shqipërisë, në sezonin 2010-2011 me ekipin e Skënderbeut. Ndërkohë eksperti i trajningut shqiptar ka fituar një herë dhe Kupën e Shqipërisë, po me ekipin korçar.

Në karrierën e tij, krahas Skënderbeut Duro ka drejtuar Besën e Kavajës, Vllazninë, Partizanin, Flamurtarin, Kukësin, Laçin dhe Egnatian në Superiore.

Por edhe Dritën në Kosovë.

Pas Shkëndijës, ai pritet që të ketë aventurën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë me ekipin e Strugës, që pas 29 javësh ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, dy më tepër se Shkupi që ka luajtur një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat