Juventusi është i pakënaqur me paraqitjet e Leandro Paredes

Futboll

Juventusi është i pakënaqur me paraqitjet e Leandro Paredes

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:26
Juventusi

Juventusi është i pakënaqur me paraqitjen e mesfushorit argjentinas Leandro Paredes.

Sipas gazetarit Nikolo Shira në rrjetet e tij sociale, klubi torinez nuk do ta blejë lojtarin e PSG.

Gjithashtu, një nga arsyet kryesore është paga e tij e lartë 7 milionë euro në vit. Në fund të sezonit, mesfushori argjentinas do të kthehet  nga huazimi te PSZH.

Paredes, 28 vjeç, ka bërë 28 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat këtë sezon, duke dhuruar vetëm një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat