Sulmuesi i Realit kërcënon rivalët

Futboll

Sulmuesi i Realit kërcënon rivalët

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:45
Real

Vinicius Zhunior shihet pa diskutim si një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe që mund të vendosë fatin e “Klasikes” në Kupën e Mbretit.

Ai është lojtari i momentit dhe Reali kërkon ta shfrytëzojë.

Vetë braziliani ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i lëshuar sfidën Barcelonën.

Me anë të një mesazhi të shkurtër, por kuptimplotë, Vini i ka lëshuar sfidën skuadrës së Ksavit.

“Të dashur madrilenë, shihemi (sot). Përpara të bashkuar deri në minutën e fundit”, ka qenë mesazhi i brazilianit për tifozët e “Los Blancos”, por edhe për vetë Barçën.

Ky është një slogan i përdorur jo pak nga Reali në rrugëtimin historik në sezonin e kaluar në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat